Ndryshimi i dinamikës së krimit në vend, ka sjellë nevojën edhe për një riorganizim të disa strukturave të veçanta në Policinë e Shtetit që lidhen me hetimin e krimit, teknologjinë e informacionit dhe krimin kibernetik. Kjo strukturë e re e miratuar tashmë nga këshilli i ministrave pritet të vihet në funksion në qershor të këtij viti.