Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk e fshehu shqetësimin nga situata e krijuar në kufi me Ukrainën. Gjatë një vizite në një bazë ajrore ushtarake në Rumani, ku ndodhen rreth 1,000 trupave ai u takua me presidentin rumun Klaus Iohannis dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilëve u tha se “ ka vërtet rrezik për një konflikt të armatosur në Europë”.