Nën paralajmërimet se Rusia synon të destabilizojë Ballkanin me influencën e saj në Serbi, shefi i NATO-s ka nisur një tur në rajon. Këtë të hënë ai zbarkoi në Kosovë për vizitë ku takoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin, Albin Kurti. Nga Prishtina, shefi i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, derisa dënoi sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë tha se po shqyrtohet mundësia për shtimin e përhershëm të trupave të misionit të KFOR-it në Kosovë.