Në muajt e verës vihet re trendi për rritjen e numrit të aksidenteve rrugore, që ndodhin edhe për shkak të ngarkesës së automjeteve në rrugë. Lëvizjeve të shumta drejt bregdetit iu shtohen edhe emigrantët dhe turistët që verën e kalojnë në vendin tonë. Shifrat e INSTAT tregojnë një rritje të aksidenteve për muajin qershor me 3.1%.