Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi foli për stërvitjen ushtarake serbe në kufi me Kosovën. Ai theksoi se theksoi se Shqipëria i ka të gjitha politikat e sigurisë në përputhje me aleancën ushtarake NATO. Më tej ministri shtoi se Kosova është e mbrojtur nga KFOR, duke reduktuar çdo perceptim të rrezikut për vendin tonë.