Në poligonin Kombëtar të Bizës, u zhvillua një tjetër stërvitje ushtarake e përbashkët me forcat amerikane. Për disa orë efektivët e Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë demonstruan aftësitë e tyre gjatë stërvitjes Biza 22. Tashmë ky Grup Batalion është certifikuar nga NATO si një njësi e gatshme çdo moment për tu përfshirë në operacioni atje ku do të ketë nevojë Aleanca.