Për herë të tretë që nga 2021, Kosova do të jetë mikpritese e stervitjes më të madhe ndërkombëtar - të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë - Defender Europe 2025”. Forca e Sigurisë së Kosovës përmes kësaj stervitje do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.