Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu mbajti sot një konferencë për shtyp ku u diskutuan çështje nga dëmshpërblimi i qytetarëve nga përmbytjet, tek forcimi i mbrojtjes, investimet në infrastrukturën parandaluese e deri tek kontributi i Shqipërisë në Bordin e Paqes me trupa në Rripin e Gazës. Vengu tha se po investohet në pritat lumore përgjatë lumit Shkumbin me qëllim parandalimin e rrëshqitjeve apo dëmtimeve nga gërryerjet lumore në të ardhmen