Duke e cilësuar sportin si prioritet të qeverisë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në përzgjedhjen e projektit fitues të stadiumit të ri “Flamurtari në Vlorë. “Vlora prej kohësh kërkon një stadium siç i ka hije, sot është koha për ta ndërtuar”, tha Rama. Ky projekt sipas Ramës do të pasohet nga të tjerë me synimin për të zgjeruar hapësirat sportive në kryeqytet.