Tirana do të ketë një stadium të mbyllur për atletikën. Kryetari i bashkisë Tiranë përmendi disa investime qe do të bëhen në sport teksa priti në një takim presidentin e Federatës Europiane të Atletikes dhe i tregoi solidaritetin e qytetarëve shqiptarë ndaj shtetasve ukrainas që kanë mbërritur në vendin tonë.