Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar ost punimet në kantierin ku po ndërtohet nënstacioni i ri elektrik i Velipojës. Balluku u shpreh se ky do të jetë një investim që do të bëjë të mundur përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike në zonën turistike por edhe në zonën përreth.