Qeveria socialiste ka bërë për pensionistët më shumë se kushdo tjetër, u shpreh kryeministri Edi Rama, në episodin e radhë të rubrikës së tij në “Facebook”, “Sy m’sy”. Sipas kreut të qeverisë, e majta realizoi reformën e pensioneve dhe “mundësoi për këdo që ka dalë në pension 10 vitet e fundit, të ketë një pension më të lartë se 10 vite më parë”.