Gjykata e Elbasanit ktheu pas dosjen e tre të akuzuarve si spiunë rusë dhe i kërkoi prokurorisë që të kryejë hetime shtesë. Një nga detyrat që urdhëroi gjykata është të klasifikohet nëse uzina ushtarake e Cekinit në Gramsh është apo jo objekt i rëndësisë së lartë prej nga ku mund të merren sekrete.