Top Channel/ “Spiunazhi fillon nga barku i nënës”, si testet gjenetike kineze po kërcënojnë botën
20/10/2025 21:21

Një nënë e re në pritje të ëmbël, i nënshtrohet një testi gjenetik për fëmijën e saj, me rekomandimin e mjekut që e siguroi se procedura është e sigurt dhe jo invazive. Testi quhet NIFTY, dhe është zhvilluar nga një kompani kineze, me mbështetjen e Ushtrisë Çlirimtare Popullore. Në pamje të parë, ky test ndihmon në zbulimin e sindromës Doën dhe anomalive të tjera të kromozoneve. Por pas këtij procesi mjekësor të zakonshëm, fshihet një rrezik më i thellë. Të dhënat gjenetike që nënat dorëzojnë vullnetarisht mund të përfundojnë në databaza të kontrolluara nga shteti kinez. Ky test nuk është miratuar në Shtetet e Bashkuara, megjithatë përdoret gjerësisht në Evropë, Kanada dhe Australi. Sipas ekspertëve të sigurisë, të dhënat e mbledhura për qëllime mjekësore po përdoren gjithashtu në projekte kërkimore ushtarake që synojnë “përmirësimin e cilësisë së popullsisë” – një koncept i ndjeshëm që ngre shqetësime etike në mbarë botën. Ish-oficerë të inteligjencës amerikane paralajmërojnë se kërcënimi më i madh sot nuk vjen nga terrorizmi tradicional, por nga fuqitë e mëdha që përdorin teknologjinë për kontroll dhe ndikim global. Sipas tyre, Kina nuk shënjestron vetëm politikanët apo ushtrinë, por edhe familjet e zakonshme — përmes sistemeve shëndetësore, rrjeteve sociale, bankave dhe madje edhe ADN-së njerëzore. Testi i BGI Genomics nuk është rasti i vetëm. E njëjta kompani ka shpërndarë miliona teste COVID në mbarë botën, përfshirë edhe në tregun amerikan. Ligjet kineze kërkojnë që çdo kompani kombëtare të ndajë informacion me Partinë Komuniste, duke krijuar shqetësim se të dhënat gjenetike mund të përdoren për projekte bioteknologjike me synime ushtarake – deri edhe për krijimin e super-ushtarëve ose zhvillimin e sëmundjeve të synuara për popullata të caktuara etnike. Por rreziku nuk ndalet tek gjenetika. Nga TikTok deri te aplikacionet më të fundit të inteligjencës artificiale si DeepSeek, ekspertët besojnë se Pekini ka ndërtuar një rrjet global ndikimi, që synon të manipulojë perceptimet, të censurojë informacionin dhe të krijojë varësi të heshtur përmes teknologjisë. Në këtë realitet të ri dixhital, spiunazhi nuk ndodh më me mikrofilma apo dokumente sekrete, por me të dhëna personale, algoritme dhe inteligjencë artificiale. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se mbrojtja nis nga vetëdija. Ata këshillojnë qytetarët të mendojnë si spiunë, të verifikojnë çdo informacion, të përdorin fjalëkalime të forta, të analizojnë çdo aplikacion përpara se ta instalojnë dhe të ruajnë kujdesin pa rënë në paranojë. Në këtë revolucion të inteligjencës, çdo qytetar është një shënjestër e mundshme. Por me vetëdije dhe kujdes, mund të mbrojmë jo vetëm privatësinë tonë — por edhe sigurinë e brezave që vijnë.

Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
DIGITALB DIGITALB