Mjekët specializantë në klinikat e Kosovës po obligohen të punojnë kujdestari pa pagesë. Sipas kontratës së nënshkruar me Ministrinë e Shëndetësisë , ata janë të obliguar t’i mbajnë vetëm dy kujdestari që mbulohen financiarisht, ndërsa kujdestaritë shtesë mbuloheshin nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës i cili nga 1 korriku ka marrë vendim të mos i paguaj më. Për këtë, ata u mblodhën të enjten për të protestuar. Ata thonë se dëmi nuk është vetëm financiar por edhe profesional.