Ekipi i Top Channel ndodhet në frontin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Aktualisht korrespodenti ndodhet në spitalin e Ashkelon, qytet i ndodhur në jug të Izraelit, i cili është bombarduar ditët e fundit, pas sulmeve intensive me raketa. Siç shihet nga pamjet gjithçka është shkatërruar, ka xhama të thyer, dyer të rrëzuara, dhe mure të shembura nga bombardimet. Ashkeloni, i ndodhur në jug të Izraelit është nën sulm të raketave ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të lëshojnë me breshëri nga Gaza.