Top Channel/ Spitalet pa mjekë specialist, banorët bëjnë kilometra për të marrë shërbime
14/02/2026 12:26
Rreth 16 mijë banorë të bashkive Tepelenë dhe Përmet janë sot të detyruar të udhëtojnë nga zonat më të thella drejt Gjirokastrës për të marrë shërbime shëndetësore të specializuara, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë në spitalet bashkiake.