Shefja e diplomacisë shqiptare Elisa Spiropali në katër vjetorin e agresionit rus në Ukrainë përmes një komenti në platformën X, rikonfirmon mbështetjen e vendit tonë për popullin ukrainas. “Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij. Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën.