Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim të hënën me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Spiropali deklaroi se i shprehu Thaçit mbështetjen e qeverisë shqiptare për një proces të rregullt dhe të drejtë. Ministra spiropali u shpreh se besimi i shqiptarëve ndaj drejtësisë ndërkombëtare duhet të rezultojë i justifikuar dhe theksoi rëndësinë e respektimit të procesit ligjor dhe të drejtave të njeriut.