Ka filluar në Athine takimi mes ministres së Jashtme shqiptare Elisa Spiropali dhe homologut të saj grek Jorgos Gjerapetritis. Gjerapetritis e priti homologen shqiptare në hyrje të ministrisë dhe në vazhdim bisedimet nisën fillimisht me një bisedë kokë më kokë në zyrën e titullarit grek dhe në vazhdim do të jetë takimi mes dy përfaqësive ku pritet të bisedohen gjithë çështjet dypalëshe.