E diela e 24 gushtit përkoi me 34-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës. Në kuadër të kësaj dite në Tiranë u zhvillua një ceremoni ku merrnin pjesë personalitete shtetërore, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Duke kujtuar mbështetjen e menjëhershme ndaj Ukrainës që nga dita e parë e agresionit rus në shkurt të vitit 2022, kryeparlamentarja Elisa Spiropali riafirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për liri, sovranitet dhe integritet territorial.