Mungesa e Elisa Spiropalit në seancën ku u votua për imunitetin e Belinda Ballukut, nuk do të kalojë pa u diskutuar brenda Partisë Socialiste. Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, e konfirmoi këtë kur u pyet gjatë prezantimit të projektligjit për referendumet. Vetëm pak orë më vonë erdhi dhe reagimi i ish-ministres së jashtme, Elisa Spiropali, e cila i kërkoi ta konsultojë sa më shpejt çështjen me grupin socialist.