Top Channel/ Spiropali në Tel Aviv, pritet nga homologu dhe kryetari i kuvendit
23/10/2025 19:36

Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj Gideon Sa’ar. Spiropali u ndal te marrëveshja e paqes dhe plani i Presidentit Amerikan që i hap rrugën një kapitulli të ri të sigurisë, paqes e stabilitetit në rajon. “Të udhëhequr nga i njëjti angazhim për paqen, ne besojmë fuqimisht se plani 20-pikësh i paqes, i Presidentit Donald Trump ka potencialin për të sjellë stabilitet të qëndrueshëm dhe për të nxitur bashkëjetesën paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve. Le të shënojë ky moment një kapitull të ri – jo vetëm për Izraelin, por për të gjithë rajonin”, tha Ministrja. Spiropali rikujtoi edhe atë që e quan trashëgimi morale dhe historike të popullit shqiptar, shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Të udhëhequr nga kodi ynë i përjetshëm i ndershmërisë, Besa, premtimi për të mbrojtur ata në nevojë, ne strehuam çdo familje hebraike që gjeti strehë midis nesh! Shqipëria u bë vendi i vetëm në Evropë ku popullsia hebraike u rrit gjatë Holokaustit. Kjo nuk është vetëm histori, është një trashëgimi e njerëzimit që jeton brenda nesh edhe sot. Ne e nderojmë dhe e ruajmë ende këtë trashëgimi.” Ministrja falënderoi shtetin e Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës, duke shtuar se “shpresojmë t’i shohim të dy vendet duke thelluar marrëdhëniet mes tyre.” Për Ministren e Jashtme, marrëdhënia jonë po shtrihet dhe thellohet në disa fusha si inovacioni, shëndetësia, arsimi, turizmi dhe bujqësia. “Jemi krenarë që mësojmë nga përsosmëria e Izraelit në teknologji dhe shkencë. Jam krenare të paraqes potencialin në rritje të Shqipërisë, e pozicionuar midis Evropës dhe Mesdheut”, tha Spiropali. Të dy Ministrat e Jashtëm nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me fokus diplomacinë publike dhe trajnimin e diplomatëve të rinj. Spiropali u prit gjithashtu nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana, me të cilin rikonfirmoi mbështetjen ndaj proceseve që rrisin stabilitetin në rajon. “Le të vazhdojmë të ndërtojmë më shumë ura, më shumë partneritete dhe më shumë mundësi për të rinjtë tanë, novatorët tanë, artistët tanë, sipërmarrësit tanë dhe popujt tanë”, tha Spiropali.

Top Channel/ Meta-Kryemadhi shkojnë në gjykim, Meta nga burgu flet për “drejtësi me regji”
18/03 15:09
Top Channel/ BE na pranon, por ende jo anëtarët! Fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare
18/03 15:07
Top Channel/ Çmimi i naftës, Rama mbledh furnizuesit: Nuk rikthehet bordi i karburanteve
18/03 15:05
Top Channel/ Rama tregon ku do shkojnë lekët që do mblidhen nga rritja e çmimit të naftës
18/03 14:46
Top Channel/ “Kemi krijuar AlbTrace në bashkëpunim me Emiratet”, Rama: Gjurmon produktet e akcizës
18/03 14:34
Top Channel/ “Situata po shihet në disa plane”, Malaj: Bordi i Transparencës ngrihet nëse…
18/03 14:34
Top Channel/ “Bllokimi i Hormuzit nuk na ndikon direkt”, Karakaçi: Gati pr.ligji i rezervës
18/03 14:23
Top Channel/ Ne kemi naftën tonë, pse duhet të rritet çmimi? Ja si përgjigjet Rama
18/03 14:22
Top Channel/ Kërkesa për kthimin te qytetarët të TVSH, Rama: Do përfitojnë vetëm pensionistët
18/03 14:11
Top Channel/ “Nuk jemi në kushte të krijimit të bordit për naftën”, Ibrahimaj: Po monitorojmë
18/03 14:10
Top Channel/ “Nafta është rritur në bursë”, Rama: Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore
18/03 13:54
Top Channel/ Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Tani do kënaqeni me dosjen, gjyqtarja pranoi se…
18/03 13:23
Top Channel/ “O Mona na mbyte me atë cigare”, Kryemadhi tymos para SPAK
18/03 13:21
Top Channel/ “Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja o shoku
18/03 13:04
Top Channel/ “Po vjen cunami për bashkitë”! Demo: PS dhe PD të bien dakord për territorialen
17/03 15:16
Top Channel/ Berisha injoron “nenin Basha” dhe rikandidon për PD, fokus akuzat ndaj Ramës
17/03 15:14
Top Channel/ PD nuk heq “nenin Basha” nga statuti, Berisha shpall rikandidimin për kryetar
17/03 14:11
Top Channel/ Seancë plenare pa opozitën, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
17/03 14:05
Top Channel/ A do ndryshohet neni “Basha”? Berisha: Nuk ka pse, neni flet për zgjedhje, jo farsë
17/03 13:36
Top Channel/ A do merrni pjesë në zgjedhjet për kryetar partie? Ja si përgjigjet Berisha
17/03 13:36
DIGITALB DIGITALB