Top Channel/ Spiropali nderohet nga Zelensky me dekoratén më të lartë shtetérore të Kievit
15/01/2026 19:54

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dorëzoi sot në Kiev, Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, dekoratën e Urdhrit të Princeshës Olga, e Klasit të Parë. Dekorimi i Spiropalit nga Zelensky me një prej nderimet më të larta shtetërore të Ukrainës, vjen për kontributin e çmuar personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Spiropali theksoi në një mesazh se “e pranova Urdhrin e Lartë jo vetëm në emrin tim personal, por në emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe në emër të vlerave të shenjta njerëzore dhe solidaritetit që të gjithë, gratë, vajzat, djemtë dhe burrat shqiptarë strehojnë në zemrat e tyre.” “Sot, në Kiev, me përulësi dhe një ndjenjë të thellë mirënjohjeje, pranova Urdhrin Princeshë Olga, Klasi I, akorduar dhe dorëzuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky. E pranova këtë Urdhër të Lartë jo vetëm në emrin tim personal, por në emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe në emër të vlerave të shenjta njerëzore dhe solidaritetit që të gjithë, gratë, vajzat, djemtë dhe burrat shqiptarë strehojnë në zemrat e tyre. Ukraina është sot fushëbeteja jo vetëm e luftës, por edhe e ndërgjegjes sonë kolektive. Aty, do të shkruhet nëse e ardhmja do të jetë e diktuar nga frika apo nga vlerat. Dhe kam bindjen, sot edhe një herë më shumë, që e ardhmja, ashtu siç ka thënë Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, nuk do të shkruhet nga forca e armëve, por nga forca e njerëzve dhe vlerave të tyre”, deklaroi Spiropali. Në takimin e posaçëm që pasoi ceremoninë e dekorimit, Presidenti Zelensky e vuri theksin te qëndrimet e qarta dhe të principta të Qeverisë shqiptare dhe të Kryeministrit Edi Rama kundër krimeve të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Ai falenderoi Spiropalin për kontributin e saj aktiv përkrah kauzës së Ukrainës. Më herët, Spiropali u prit nga homologu i saj ukrainas Andrii Sybiha, ku deklaroi se “një paqe e drejtë për Ukrainën, do të thotë garanci sigurie; do të thotë që të burgosurit të kthehen në shtëpi, krimet e luftës të hetohen dhe të ndiqen penalisht, dhe agresori të mbahet përgjegjës.” Spiropali shtoi se “Shqipëria ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën, ka mirëpritur refugjatët dhe ka kontribuar në mbështetje ushtarake në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët e BE-së”, shkroi Spiropali. Në vizitë, u riafirmua vizioni i përbashkët për Integrimin Europian si një faktor kyç për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në Europë. Spiropali shprehu gatishmërinë për të mbështetur reciprokisht aspiratat e Integrimit Europian të Ukrainës dhe Republikës së Shqipërisë.

Top Channel/ “Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Ja si përgjigjet Kumbaro
19/03 15:39
Top Channel/ Ministri Demo: Komisioni për Territorialen vijon punën, reforma do të hartohet
19/03 15:33
Top Channel/ Stërvitjet serbe pranë kufirit me Kosovën, ministri i Mbrojtjes: Shqipëria garanton…
19/03 15:29
Top Channel/Projektligji i PD për zbritjen me 45 lekë të naftës, ministri Karakaçi rrëzon propozimin
19/03 15:28
Top Channel/ Nis lufta politike për naftën! PD ligj për heqjen e taksave. Qeveria refuzon
19/03 15:04
Top Channel/ Berisha në takimin e PPE, flet kundër Ramës dhe për mbështetje në rritje për opozitën
19/03 12:16
Top Channel/ PD tregon si ulet çmimi i naftës, paraqet propozim për ndryshimin e taksave
19/03 12:10
Top Channel/ Peleshi në Gjermani, PD ankohet/ Vizita në Bundestag, debat për delegacionin
19/03 12:06
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Më 22 mars të ngremë zërin, sytë e partnerëve janë te ne
19/03 11:01
Top Channel/ Meta-Kryemadhi shkojnë në gjykim, Meta nga burgu flet për “drejtësi me regji”
18/03 15:09
Top Channel/ BE na pranon, por ende jo anëtarët! Fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare
18/03 15:07
Top Channel/ Çmimi i naftës, Rama mbledh furnizuesit: Nuk rikthehet bordi i karburanteve
18/03 15:05
Top Channel/ Rama tregon ku do shkojnë lekët që do mblidhen nga rritja e çmimit të naftës
18/03 14:46
Top Channel/ “Kemi krijuar AlbTrace në bashkëpunim me Emiratet”, Rama: Gjurmon produktet e akcizës
18/03 14:34
Top Channel/ “Situata po shihet në disa plane”, Malaj: Bordi i Transparencës ngrihet nëse…
18/03 14:34
Top Channel/ “Bllokimi i Hormuzit nuk na ndikon direkt”, Karakaçi: Gati pr.ligji i rezervës
18/03 14:23
Top Channel/ Ne kemi naftën tonë, pse duhet të rritet çmimi? Ja si përgjigjet Rama
18/03 14:22
Top Channel/ Kërkesa për kthimin te qytetarët të TVSH, Rama: Do përfitojnë vetëm pensionistët
18/03 14:11
Top Channel/ “Nuk jemi në kushte të krijimit të bordit për naftën”, Ibrahimaj: Po monitorojmë
18/03 14:10
Top Channel/ “Nafta është rritur në bursë”, Rama: Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore
18/03 13:54
DIGITALB DIGITALB