Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se Shqipëria po nis përgatitjet për Konferencën e tretë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Në deklaratën për mediat me Kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, zMarkéta Pekarová Adamová, Spiropali nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Republikës Çeke në procesin e integrimit europian.