Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali i dërgoi një letër KIomisionit të Venecias në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Ai thekson se Komisioni i Venecias “duhet të hedhë poshtë me përçmim këtë përpjekje kurth për të justifikuar puçin konstitucional që Edi Rama dhe komisioni Xhafaj realizuan mbrëmë ndaj Gjykatës Kushtetuese”.