Top Channel/ Spektakël në ajër / Gjirokastër, 100 parashutistë pjesë e “Skydive Albania”
04/05/2025 12:32

Gjirokastra është gjallëruar këtë fundjavë nga emocionet e sporteve të ajrit, ndërsa rreth 100 parashutistë vendas dhe të huaj janë bërë pjesë e edicionit të radhës të “Skydive Albania”. Aktiviteti po zhvillohet në aerodromin turistiko-sportiv të qytetit, duke kthyer vëmendjen te një destinacion që përherë e më shumë po tërheq turistë dhe sportistë aventurierë. Organizatorja Egestina Levani thekson se: “Është viti i tretë radhazi, janë mbi 75 parashutistë që kanë ardhur nga e gjithë Italia dhe kësaj radhe shumë prej tyre po vijnë për herë të tretë e më shumë. Të tjerë po vijnë për herë të parë , është një grup prej 11 vetësh nga Siçilia. Janë edhe mbi 30 parashutistë shqiptarë, kryesisht nga Tirana, që po provojnë hedhjen dyshe përgjatë gjithë fundjavës. Do të thotë që mbi 100 veta do të vijnë në Gjirokastër nga sot deri të dielën vetëm për këtë lloj sporti.” Parashutistët italianë nuk fshehin entuziazmin për eksperiencën në Gjirokastër. Një prej tyre, i cili merr pjesë për herë të katërt në këtë event, u shpreh: “Gjirokastra është e mrekullueshme, është gjithmonë një emocion i madh të vish këtu. Ju falënderoj për mikpritjen e veçantë.”

Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46