Edhe çmimet e pemëve e perimeve kanë shënuar rritje në Kosovë. Kilogrami i specave nëpër dyqane prej qytetarëve u raportua të ketë shkuar deri në 8 euro. Sipas qytetarëve edhe në tregun e kryeqytetit 5 euro kushton një kilogram speca. Në tregun e Prishtinës, çmimet fillojnë nga 3 euro e gjysmë për këtë artikull deri në 4 euro. Qytetarët thonë se krahas çmimeve të artikujve tjerë që shënuan rritje edhe kjo është e papërballueshme për ta.