Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka u thirr nga SPAK për të folur mbi pronat e ushtrisë, një çështje e denoncuar nga ish ushtarakë të lartë prej 2021. Për gati një orë funksionarja e lartë dha qëndrimin e saj në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat. SPAK nuk dha informacion mbi pyetjen e ministres e cila ndryshe nga radha e parë, shmangu dhënien e detajeve për mediat.