Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi sot sekuestrimin e disa prej pasurive të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhit. Sekuestrimi i dy vilave të deputetes dhe nënës së saj në zonën e Selitës në Tiranë u zbatua pas kërkesës së SPAK. Dy vilat në pronësi të deputetes janë me sipërfaqe të njëjtë në total nga 448.9 m2. Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.