Top Channel/ SPAK rihap 21 janarin! Të gjitha provat e reja për 4 vrasjet i kalojnë prokurorisë
28/02/2023 19:34

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rihap hetimet për 21 Janarit pas një kallëzimi depozituar nga familjarët e 4 të vrarëve në bulevard. Kjo është përgjigja e kreut të SPAK Altin Dumani, për Mark Nikën xhaxhanë e Aleks Nikës vrarë në 21 Janar dhe Prokurorinë e Tiranës. Ju përcjellim për kompetencë lëndore materialin kallëzues datë 16.02.2023 me qëllim vlerësimi nga ana juaj. Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi të SPAK atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë të SPAK. Disa javë më parë familjarët e viktimave të 21 janarit dorëzuan në SPAK një kallëzim ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos se në bashkëpunim me njëri tjetrin në formën e një organizate kriminale në shkelje të ligjit për përdorimin e armëve, shkaktuan vdekjen e katër personave. Bashkëlidhur me këtë kallëzim përmendet edhe prova më e re një regjistrim audio i bërë publik nga gazetari Artan Hoxha nga ku dëgjohet ish kreu gardës Ndrea Prendi i cili urdhëron përdorimin e armëve nga efektivët e gardës. Për herë të parët kjo shkresë e SPAK zbulon se në kasetën e pretenduar dëgjohet edhe zëri i ish kryeministrit Berisha që komunikon urdhra. SPAK i kërkon prokurorisë që të bëjë këto verifikime dhe nëse gjenden fakte që janë kompetence e SPAK të kalojnë të gjithë dosjen pranë kësaj prokurorie. Nga hetimi i dosjes së 21 janarit ka mbetur pa përgjigje se kush e vrau Aleks Nikën. Faktet e reja përfshi edhe kasetën me audion e regjistruar mund të hedhin një ditë të re mbi këtë ngjarje për të cilën familjarët e viktimave thonë se nuk është hetuar dhe nuk janë dënuar të gjithë autorët.

Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Gërdecit/ 18 vite nga ngjarja, familjarët: Presim drejtësi
15/03 15:03
Top Channel/ Nafta, Berisha replikon me Ramën/ Akuzon qeverinë: Çmimi i lartë për shkak të taksave
15/03 14:49
Top News – Bie numri i lindjeve. Pandemia theksoi tkurrjen, emigracioni faktor kyç
15/03 14:44
Top Channel/ “O Zot, sa i mirë që është!”/ Qytetarja mbetet pa frymë kur takon Berishën
15/03 14:40
Top Channel/ Eksploziv makinës së policit/ Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë
15/03 14:38
Top Channel/ “Çështja Balluku është mbyllur”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbaron vetëm me..
15/03 14:37
Top News- 18 vite nga tragjedia e Gërdecit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
15/03 14:33
Top News- Berisha: Çështja Balluku është bërë ndërkombëtare, mbyllet vetëm me largimin e Ramës
15/03 14:07
Top News- Rritja e çmimit të naftës/ Rama: Kompani shtetërore për stabilizimin e tregut
15/03 13:40
Top News- Pse po rritet çmimi i karburanteve? Tabaku: Shkak taksat dhe mungesa e konkurrencës
15/03 12:33
Top Channel/ Rama flet për ish-zv.kryeministren, e quan Ballukun…
15/03 12:26
Top Channel/ Eksploziv makinës së policit/ Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë
15/03 12:25
Top Channel/ Gjuetia me dinamit në Vlorë/ Veprimtaria e paligjshme nuk kursen as fokat
15/03 12:23
Top Channel/ Kriza e blegtorëve në Fier/Ankohen se nuk kanë treg, fermerët: Na dëmtoi edhe lagështia
15/03 12:22
Top Channel/ Luleshtrydhet i zhduku balta/ Fermerët në Fier ankohen se u përmbytën 300 dynymë sera
15/03 12:19
Top News- “Çështja Balluku e mbyllur”/ Rama flet dhe për Porto Romano: Nis shpejt
15/03 12:09
Top Channel/ Ndërron jetë foshnja 2-muajshe/ U dërgua nga Korça në Tiranë, por nuk mbijetoi
15/03 12:04
Top Channel/ Vendimi i Kushtetueses për TikTok, Rama: Si kofini pas të vjelit. Ja çfarë…
15/03 12:03
Top Channel/ PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama: Çështje e mbyllur
15/03 12:01
Top Channel/ “Kompani shtetërore për naftën“, Rama: Rritja e çmimit, pasojë e Luftës në Iran
15/03 11:58
DIGITALB DIGITALB