Top Channel/ SPAK reagon për Ballukun, sqaron shkeljet: Paracaktoi fituesit e tenderave
20/11/2025 19:39

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar reagoi zyrtarisht dhe konfirmoi dy masat e sigurimit që vendosi Gjykata e Posaçme ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. SPAK sqaron shkeljet e numrit dy të qeverisë në procedurat e prokurimit të tunelit të Llogarasë. “Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në këtë fazë të hetimeve, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku. E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues”. Po ashtu, sipas hetimeve të SPAK janë zbuluar shkelje nga zëvendëskryeministrja në procedurat e tenderimit edhe në projektin e Unazës së Jashtme të Tiranës. “Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, ka rezultuar se e pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e disa operatorëve ekonomikë”. Në të dyja këto raste, sqaron Prokuroria e Posaçme, janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin “Për Prokurimin Publik”, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, dhe ligjin “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.

Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
Top News- “2 shoqe e 2 shokë”, Klosi ndan detyrat për socialistët, PS ndez motorët për vendoret
21/03 13:13
Top News- PS kthen emigracionin në avantazh, Klosi: Mbi 60% e Diasporës na mbështet
21/03 13:12
Top News- Klosi: Në 80% të territorit jemi forcë fitues, fitore e rrënjosur
21/03 13:12
Top News- Kush është ‘rezervuari’ i votës në PS, Klosi tregon qarqet ku PS është më e fortë
21/03 13:12
Top News- “PS forcohet, PD dobësohet”, Klosi bën bilancet në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare
21/03 13:11
Top News- Klosi: Duhet të jeni krenar, shqiptarët kanë zgjedhur drejtimin e vendit nga Edi Rama
21/03 13:11
Top News- PS mbledh Asamblenë në Durrës, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët
21/03 13:09
Top Channel/ Asambleja e PS, Edi Rama po mban fjalën para anëtarëve
21/03 12:54
Top Channel/ PS mbledh Asamblenë! Përgatitjet për zgjedhjet në parti dhe garën e ardhshme elektorale
21/03 12:53
Top News- “Qeveria rrezik për integrimin”, Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën
21/03 12:26
Top Channel/ Asambleja e PS-së në Durrës, Klosi: PS forcohet, PD dobësohet. Fitorja e partisë…
21/03 12:06
Top Channel/ Socialistët mblidhen sot në Durrës, Rama mbërin në Asamkblenë e PS-së
21/03 10:07
DIGITALB DIGITALB