Në orën 9:10 minuta, i shoqëruar vetëm nga një truprojë i Gardës, ish-presidenti Ilir Meta hyri në SPAK për herë të dytë brenda këtij viti. Dosja Cez -Dia, e regjistruar nga SPAK si një histori e mbartur nga ish prokuroria e krimeve të rënda, i ka ngritur sërish temperaturat pas lirimit të Kastriot Ismailaj, pronari i kompanisë DIA, i cili është larguar në Vjenë pranë familjes që ka marrë azil.