Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se ish- Ministri i Financave Cani, ishte shumë i qartë dhe la të kuptohej se më shumë se fjalët e tij para gazetarëve kishin rëndësi provat. Teksa u pyet nëse rëndohej apo jo nga pozita e kolegut të tij, Arben Ahmetaj, ai u shfaq i pasurprizuar dhe tha se priste të thirrej nga SPAK.