Nga 16 korriku 2024, drejtësia për 21 Janarin dhe për familjen e Aleks Nikës është në duart e SPAK-ut. Por edhe ky përvjetor i protestës me katër të vrarë – Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika – ishte një skenar i përsëritur. Xhaxhai i Aleks Nikës e vizitoi sërish Prokurorinë e Posaçme për të mësuar nëse ka të reja nga fronti i SPAK-ut.