Prokurori i SPAK, Vladimir Mara, raportoi kërkesat për buxhetin 2026 në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Ai u shpreh se do të duhet të bëhet një rishikim në buxhet, pasi parashikohet të kalohet tavani i vendosur nga qeveria, duke shtuar këtu faktin që SPAK do të rikonstruktohet në një godinë me 6 kate dhe do të ketë më shumë punonjës.