SPAK i tregon Sali Berishës Kushtetutën dhe ligjet që ai vetë ka votuar duke mos e parashikuar si legjislator mundësinë e paraqitjes së deputetit në punimet e kuvendit në rrethanat e arrestit shtëpiak. Kjo gjë nuk ka ndodhur, thonë prokurorët në vendimin ku ish funksionarit nuk lejohet të marrë pjesë në parlament.