SPAK mori të pandehur deputetin socialist Jurgis Cyrbja , I cili akuzohet se ka shpwrdoruar detyrwn me firmat që ka hedhur në 4 raste mbi pronësinë e gati 25 mijë metra katrorë tokë në zonën e Rrashbullit në Durrës. Hetimet ndaj tij lidhen me postin e drejtorit të hipotekave në kwtw qytet, një detyrë që e mbajti deri në 2017 kur edhe mori mandatin e parë në parlament. I kallzuar prej 2021 nga demokrati Edi Paloka, deputeti I cili dorëzoi mandatin pak orë pasi u pyet nw SPAK, ka këmbëngulur se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe se nuk kishte kompetenca të kontrollonte praktikat që I delegoheshin nga vartësit.