Në fillim të gjithë paraqiten në SPAK si deklarues, por më vonë situata e tyre vështirësohet. Edhe Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjitikës dhe Infrastrukturës, aktualisht deputet i PS dhe Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie, ishte para prokurorëve antikorrupsion për të dëshmuar rolin e tij si funksionari që kallëzoi shpërdorimin e fondeve për aksin Tiranë – Elbasan.