Top Channel/ SPAK merr kontrollin e vetting, SHBA-BE: Luftë bosëve të krimit!
16/12/2024 19:38

Vettingu u mbyll në shkallën e parë, por për ndërkombëtarët ky është vetëm një nga testet ndaj njerëzve të drejtësisë të cilëve partnerët ju përsëritën ruajtjen e standarteve kushtetuese. Ndoshta mund të jetë rastësi mënyra se si e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane, Nancy Vanhorn, e nisi fjalën e saj duke etiketuar si komisioner Roland Ilinë dhe si gjyqtar Sokol Comon, njëri në krye të KPK dhe tjetri në krye të KPA. Por ky përcaktim, sipas kompetencave që kanë në vetting, vjen në kohën kur komisionerëve të KPK u mbaron mandati në fund të dhjetorit dhe sakaq ata kërkojnë të emërohen si gjyqtarë. “Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figura të larta të korruptuara. Mbetet më shumë për të bërë. Duhet të jeni efikasë, të pavarur dhe të paanshëm. Duhet të vazhdoni luftën ndaj korrupsionit para çdo pengese”. KLGJ dhe KLP duhet të japë prova konkrete dhe të ruajnë standardet e organeve të vetingut. Një aspekt tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet t’i referojnë çështje prokurorisë dhe Spak. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të ruhet integriteti, në mënyrë që çdo qytetar të ketë qasje në drejtësi”. Kryeprokurori i SPAK, Altin dumani, i cili nga një janari 2025 merr kompetencat e komisionerit publik për vazhdimin e vettingut në KPA, e përshkroi reformën në drejtësi si transformimin e kërkuar. Pandëshkueshmëria po tronditet sot. Nje nga komoetencat është edhe vettingu, të gjitha këto kompetenca ti marrë drejtuesi. Parashikohet qe drejtuesi i SPAK do të ketë një angazhim të madh. Ashtu sic e kemi theksuar procesi i vetingut qartë ndahet ai civil nga penal. Nga shkurti i vitit 2018 deri në 21 nëntor 2024, datë kjo që shënon dhe vendimin e fundit të Komisionit, u verifikuan 805 subjekte rivlerësimi, nga të cilat: 373 vendime u dhanë për konfirmim në detyrë;· 268 vendime u dhanë për shkarkim nga detyra; 105 vendime për ndërprerje procesi (bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës);8 vendime për pushimin e procesit; Tanimë vettingu do të vazhdojë deri në qershor 2026 nga Kolegji i Posacëm i Apelimit me palë gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar apo 42 të tjerë për të cilët ndonëse u konfirmuan, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tyre. Natyrisht në këtë proces ata do të kenë përballë SPAK dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM. Ndërsa mbas këtij operacioni të thelluar në drejtësinë tonë, kontrollet më tej do t’i vazhdojnë periodikisht dy institucionet e tjera KLGJ dhe KLP. Për tch anila hoxha

Top Channel/ “Kur dilja jashtë, përfundoja në komisariatin e aeroportit”, Rama rrëfen brengën e tij
04/04 23:38
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top News – Pranga të afërmëve të gjeneralit iranian. SHBA- përhapën propagandën e Teheranit
04/04 23:15
Top Channel/ Nga historia te kriza, pse Hormuzi është “arteria” më e rrezikshme e globit
04/04 22:51
Top Channel/ Mijëra euro cash, ora luksoze…/ Në listën e më të kërkuarve, pranga bosit të Camorras
04/04 22:02
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top News – Kapen ‘skifterët’ në Tiranë. Vodhën kasafortën dhe sende me vlerë në një banesë
04/04 20:55
Top News- Gjenden 2 trupa të pajetë në Kamenicë të Korçës, dyshimet e para
04/04 20:44
Top Channel/ Ballokumja, trashëgimi elbasanase! Ëmbëlsira shpallet pasuri jomateriale
04/04 20:12
Top Channel/ Legalizohen kishat e Mirditës, 30 objekte marrin dokumentet e pronësisë
04/04 20:08
Top Channel/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV, studentët demonstrojnë të hënën
04/04 20:06
Top News – Mision shpëtimi mes raketave. SHBA në kërkim të pilotit që u rrëzua në Iran
04/04 19:45
Top Channel/ Ngrica, humbin jetën emigrantët në Korçë! U gjetën në mal
04/04 19:45
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top Channel/ Nga rruga në Presidencë! Rrugetimi politik i Albulena Haxhiut
04/04 19:40
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News- Flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News- flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News – Bilanci i luftës/ Humbjet amerikane, 7 avionë luftarakë janë shkatërruar
04/04 19:30