Ema Çoku, e cila është hetuar për pastrim parash, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Çokut iu komunikua akuza. Ndërkohë, sot u paraqit në SPAK edhe Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit. Por, ajo u largua disa minuta më pas, teksa Prokuroria e Posaçme i kërkoi të paraqitet me një avokat tjetër dhe jo me të njëjtin avokat si Monika Kryemadhi, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.