SPAK i ka komunikuar në paraburgimin e Durrësit akuzat zyrtare kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Veç akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, Veliajt i është shtuar edhe një akuzë e re për përdorim telefoni në burg. Në dosjen “Veliaj” është përfshirë edhe polici që i dha telefonin.