Ora 10:00 e kësaj të enjteje i gjeti të mbledhur 400 anëtarët e Asamblesë Kombëtare Socialiste në Pallatin e Kongreseve. Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj. Ky do të jetë edhe momenti shumë pritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030.