Pasi Prokuroria e Posaçme i ‘mbylli’ derën Komisionit të Përhershëm Parlamentar Xhafaj, duke refuzuar këtë komision dhe duke e cilësuar si cënim privatësie, kreu i tij i ka kthyer përgjigje sot. Gjatë mbledhje së Komisionit për Nismat Qytetare, bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale, kryetari Fatmir Xhafaj deklaroi se vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar parlamentare edhe në legjislaturën e kaluar dhe se nuk ka aspak karakter ndërhyrës.