SPAK po heton ende ndaj grupit kriminal që egzekutoi Gilmando Danin dhe Muci Shaljanin, ndërkohë që prokuroria e kryeqytetit që e kreu veprimet paraprake hetimore I ka dorëzur gjykatës dy ish zyrtarë që dyshohen se shkelën detyrën gjatë punësimit në AMP të viktimës së dytë Shaljani. Sic njoftoi prokuroria e përgjithshme , ish drejtori I përgjithshëm I komanduar I Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore Artiol Saliasi dhe ish shefi I shërbimeve mbështetëse Gëzim Sala dyshohen se punësuan në mënyrë të paligjshme shoqëruesin e Gilmando Danit. Ndaj ata do të gjykohen sit ë akuzuar nga dhoma penale. Prokuroria e Tiranës I dyshon për shpërdorim detyre duke nisur nga shpallja e vendeve vakante, krijimi I komisionit për vlerësimin e kandidaturës, testimi deri tek nënshrkimi I urdhërit të punësimit me motivimin “ për nevoja emergjente” . shtetasi Muci Shaljani sic deklaron prokuroria në mbyllje të hetimeve u punësua me procedurë në shkelje të ligjit për një kohë shumë të shkurtër brenda një jave , ndërkohë që mbas vrasjes së tij në shtator 2025 rezultoi se mbas punësimit specialist I AMP nuk ishte paraqitur asnjëherë në detyrë por ndërkohë ishte paguar .