Për shkak të kapelës që kishte vendosur jo vetëm nga temperaturat e larta, deputeti Petrit Vasili ja doli mbanë të hynte pa u vënë re në Prokurorinë e Posaçme. Kur doli prej andej vapa ishte po aq prezente sa dhe gazetarët. Politikani Petrit Vasili , ishte në SPAK në cilësinë e ish zv.kryetarit të partisë që deri dje njihej si Lëvizja Socialiste për Integrim. Ai u thirr për dosjen e lobimit , që po hetohet për shkak të një fotografie që duhej shkrepur me Donald Trump.