Top Channel/ SPAK e BKH zbarkojnë në Porto Romano, hetim portit të ri, merren dosjet e tenderit
27/02/2026 19:41

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dosjen e tenderit të projektit për ndërtimin e portit në Porto Romano. Burimet bëjnë të ditur se disa javë më parë, SPAK ka dërguar një kërkesë te institucionet shtetërore për të marrë të gjithë praktikën e ndjekur për tenderin 400 milionë euro. Hetimi ka nisur për dyshime për shkelje të ligjit të prokurimit dhe për mosrespektim të parimeve të barazisë në garë mes operatorëve ekonomikë. SPAK po verifikon nëse kriteret ligjore janë zbatuar në mënyrë korrekte gjatë gjithë procesit të tenderimit. Shpallja e fituesit për projektin e portit të ri të Durrësit në Porto Romano që ishte premtuar për në datën 31 Janar u shty, teksa kompania qipriote Archiridon ka mbetur e vetme në garë deri tani. Shtyrja e afatit, nga 31 janar që pati deklaruar ish-ministrja Balluku, në procedurën e prokurimit për ndërtimin e “Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano – Faza I” deri më 9 Mars u bë pas një kërkese zyrtare të operatorit të vetëm të kualifikuar në fazën finale të garës. Bashkimi i operatorëve “ARCHIRODON CONSTRUCTION (OVERSEAS) COMPANY LIMITED – DEME DREDGING NV – SOCIETÀ ITALIANA DRAGAGGI S.P.A.” pati kërkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik shtyrjen e afatit për dorëzimin e ofertës, me argumentin se i nevojitej kohë. Sipas operatorit të vetëm të mbetur në garë, kërkesa për shtyrje të dorëzimit të ofertës ishte “për të paraqitur një ofertë teknike dhe tregtare gjithëpërfshirëse dhe të studiuar me kujdes, duke analizuar të gjitha aspektet e tenderit, përfshirë punimet e përmirësimit të tokës dhe rikuperimit, që kërkojnë kohë të konsiderueshme për koordinim me nënkontraktorët tanë të specializuar dhe furnitorët lokalë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm të alternativave për sigurimin e materialeve dhe shërbimeve si dhe rritjen e përmbajtjes vendore“. Projekti për Portin e Ri Tregtar në Porto Romano kap vlerën e rreth 392 milion lekë pa TVSH dhe financohet nga buxheti i shtetit.

Top News-Aksion antidrogë në lokalet e ish-Bllokut/Kapen kamarierë e administratorë, shisnin kokainë
28/03 15:41
Top News – Presidenti Begaj vlerëson rolin e mjekëve. Pjesë e konferencës së bluzave të bardha
28/03 15:40
Top News- I dënuar me burg në Itali për vjedhje e prostitucion, kapet në Don Bosko 43-vjeçari
28/03 15:39
Top Channel/ Goditet droga në ish-Bllok, 11 të arrestuar për lëndë narkotike në Tiranë
28/03 15:32
Top Channel/ Besimtarët në Shkodër kremtojnë Udhën e Kryqit, lutje për paqe dhe familjen
28/03 15:29
Top Channel/ Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në klubet e natës në Tiranë
28/03 14:30
Top News- Mashtroi 35 biznese në jug, hiqej si punonjës i IKMT dhe u merrte lekë
28/03 13:55
Top Channel/ Tragjedia e Otrantos, qytetarja: Vendimi i gjykatës italiane, i padrejtë! E turpshme…
28/03 13:25
Top News- Plagoset pronari i servisit në Korçë/ Konfliktohet me klientët, nuk i pëlqyen punën
28/03 13:18
Top News–PS, ndryshime në ligjin e shtetësisë. Lehtësohen kriteret për personat me interes shtetëror
28/03 12:44
Top Channel/ Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët
28/03 12:24
Top Channel/ 4 të plagosur për ngjyrën e makinës/ Korçë, klientit nuk i pëlqeu puna e servisit
28/03 12:17
Top Channel/ Vlora pret sezon rekord, lufta në Lindjen e Mesme sjell turistë drejt Shqipërisë
28/03 12:14
Top Channel/ 29 vite nga tragjedia e Otrantos, 81 karrige në kujtim të viktimave të marsit 1997
28/03 12:13
Top Channel/ Përlotet ministrja Ismaili: Tragjedia e Otrantos ka lënë një shenjë të madhe që…
28/03 12:07
Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, përlotet ministrja Ismaili
28/03 12:06
Top Channel/ Nafta 218 lekë, bordi i Transparencës rrit çmimet pas kundërshtimeve të importuesve
28/03 12:05
Top News -Rritet nafta, 218 lekë për liter. Bordi ‘dorëzohet’, shtrenjtim pas ankesës së importuesve
28/03 11:24
Top Channel/ Në mes të ditës, u vendoset flaka mbeturinave në Vlorë
28/03 11:03
Top News- Plas sherri në pikën e servisit në Korçë, një i plagosur…dëmtohen 3 të tjerë
28/03 11:02