Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe e ka dërguar për gjykim çështjen për disa zyrtarë të Bashkisë së Tropojës të kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2021 për shkelje të barazisë në tendera.