SPAK mbylli hetimet për ish kryebashkiakun e Fushë Arrëzit Franc Tuci i cili akuzohet për shpërdorim detyre që dyshohet se e kreu në bashkëpunim me përfaqësuesin e njësisë administrative të Iballës Ndoc Marku. Nga mos përmbushja e detyrës, SPAK thotë se ish zyrtari i bashkisë i shkaktoi dëm shtetit prej 234 milionë lekë, që konsiderohen si pasojë ndaj fondit pyjor nga hapja e një rruge rurale. Në fashikullin që Top Channel disponon thuhet se hetimet u hapën pas kallëzimit të shtetasit Lekë Bicuku , i cili kishte licencë për shfrytëzim minerar në fshatin Lëvozhë.