Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti demokrat Edmond Spaho e cilësoi të padrejtë shpërndarjen e fondeve të KQZ-së për partitë politike për zgjedhjet e 14 majit. Duke iu drejtuar mazhorancës, që lekët e fushatës po i përdor për mbledhje pemësh, Spaho foli edhe për përdorim të parave të krimit.